Meta nxjerr faktet: Si gjobiten biznesmenët nga patronazhistët për shkak të bindjeve politike

Politikë

Meta nxjerr faktet: Si gjobiten biznesmenët nga patronazhistët

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka zbuluar sesi funksionon rrjeti i survejimit të patronazhistëve mbi biznesmenët, të cilët janë gjobitur pas publikimit të fotove me krerët e opozitës.

Meta tregon mesazhin e biznesmenit i cili ankohet për situatën që i kanë shkaktuar patronazhistët, i cili shprehet se zgjidhja e vetme është azili politik.

"Sa për të qeshur dhe të qarë. Më i shkatërruar se jam nuk ka ku shkon më. Të gjobitesh pse ke nxjerrë poster të politikanëve është të kërkosh azil politik.

Është vënë nën survejim dhe janë vënë gjobat e paligjshme. Kjo tregon sesi patronazhistët ndjekin dhe survejojnë gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë sesi publikojnë postime kundër apo pro qeverisë."- u shpreh Meta.

ME TE LEXUARAT