Meta i përgjigjet kryeministrit Rama: Patronazhistë mos e dëgjoni kryefuksin, regjimi i tij ka mbaruar

Politikë

Meta i përgjigjet kryeministrit Rama: Patronazhistë mos e dëgjoni

Nuk ka munguar reagimi i presidentit Ilir Meta, pasi kryeministri Edi Rama e kritikoi në Tiranë, për komentin e tij për patronazhistët. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan:

 

Të dashur “patronazhistë”, Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër. Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

ME TE LEXUARAT