Rama mesazh emigrantëve: Mos harroni se jeni shqiponja, aq më keq të ndërroni flamurin kuq e zi!

Politikë

Rama mesazh emigrantëve: Mos harroni se jeni shqiponja, aq më keq

Kryeministri Edi Rama nga Athina u ka dhënë mesazh emigrantëve shqiptarë, që mos të harrojnë se janë nga toka e shqiponjave.

Rama ndër të tjera tha se pasi vendi ynë të anëtarësohet në BE, të gjithë shqiptarët do të ndihen të barabartë me çdo evropian.

"Sot ju i duheni vendit në 11 Maj për të vënë vulën mbi gjithë këtë proces që ne së bashku kemi ndërmarrë me shumë seriozitet.

Eshtë detyrim i çdo prindi që t’i japë fëmijëve pasaportën europiane dhe t’i thotë mësoje gjuhën, kulturën greke, mësoje gjuhën italiane, mësoji të gjitha gjuhët e europës por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke të shkruar në pasaportën tënde shqiptar.

Me këtë pasaportë që unë jot ëmë, yt atë të bëra të mundur duke u bashkuar me PS më 11 maj të 2025 ti ke mundësi të shkosh në çdo vend të Europës dhe të respektohesh si europian i barabartë mes europianëve, sepse kur unë..ne prindrit u detyruam të bëjmë punë që ti bijë, bir as nuk mund t’i imagjinosh sot.

Nuk ke nevojë që shqiponjën në flamurin e kuq ta harroni, apo aq më keq ta ndërroni. Ju do jeni gjithmonë shqiponja", tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion