Vrau bashkëmoshatarin Stiven Toshkesin pas sherrit për një vajzë, dënohet me 18 vite burg autori!

Aktualitet

Vrau bashkëmoshatarin Stiven Toshkesin pas sherrit për një

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj, i cili gjatë një konflikti fizik vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Stiven Toshkesi.

Fajtor për moskallëzim krimi është cilësuar nga gjykata edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt pjesëmarrës në konfliktin fatal, që siç rezultoi nga hetimi kishte nisur për ngacmimin e një vajze.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në Prill të 2023 në kryeqytet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion