Rama takon shqiptarët në Athinë: Do vij pas zgjedhjeve sërish! Me votat tuaja duam të vrapojmë për ëndrrën evropiane!

Politikë

Rama takon shqiptarët në Athinë: Do vij pas zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë ku është takuar me emigrantët shqiptarë, ndërsa i uroi festën e Fitër Bajramit.

Rama i premtoi se do të rikthehet sërish pas zgjedhjeve të 11 majit, ku gjatë fjalimit i kërkoi që të votojnë masivisht mazhorancën.

"Shumë mirënjohës për praninë tuaj masive këtu edhe pse në një ditë pushimi dhe dua që të gjithë atyre mes jush apo të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit të shqiptarëve të Greqisë që i përkasin besimit myslimanë ti uroj gëzuar këtë ditë të bukur të Bajramit.

Do vij pas zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve do vijmë të bëjmë një feste të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do vij për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë 4 vite më shumë ulur në karrige por me votat tuaja ne duam të vrapojmë se bashku për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e BE", tha Rama.

ME TE LEXUARAT