“Me gabime të tilla, ky provim nuk vlen”, Luçiano Boçi zbulon gafën në testin e matematikës

Politikë

“Me gabime të tilla, ky provim nuk vlen”, Luçiano

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi të martën është shprehur se testi i matematikës riktheu në opinion paaftësinë totale të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Boçi thekson se specialistët e vërtetë kanë vënë alarmin për pavlefshmërinë e tij.

“Askund nuk është parë që Ministrja të ndryshojë rishpërndarjen e pikëve dhe mënyrën e vlerësimit. Kjo është dëshmine një tjetër paaftësie dhe absurdi. Provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon”, shkruan ai.

Sipas tij, nuk vetëm “Sindi” peshëngritja përrallore e çokollatave që e bën qesharak testin, pasi specialisti i matematikës I.Alikaj denoncon edhe një gafë tjetër.

“Në pyetjen 27, nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës në raport me nivelin e tokës? Ndërkohë, nuk ka koncept Nivel-Tokë si Niveli Zero”, thekson ish-deputeti.

Ai shkruan se ky është “niveli i detit” dhe kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero.

Sipas tij, pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.

“Me gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen, sepse nuk diferencon njohurinë e maturantëve”, shkruan Boçi.

Për të, ky provim është nul dhe matematika duhet të përsëritet.

Si më poshtë vijon shënim i tij i plotë:

NIVELI I TOKËS DHE NIVELI ZERO I TESTIT TË MATEMATIKËS

Testi i matematikës riktheu në opinion paaftësinë totale të ministrisë.

Specialistët e vërtetë kanë vënë alarmin për pavlefshmërinë e tij.

Askund nuk është parë që Ministrja të ndryshojë rishpërndarjen e pikëve dhe mënyrën e vlerësimit.

Kjo është dëshmi e një tjetër paaftësie dhe absurdi.

Provimi i matematikës duhet të ribëhet për të vendosur drejtësinë dhe dijen në vendin që i takon.

Nuk është vetëm “Sindi” peshëngritësja përrallore e çokollatave që e bën qesharak testin.

Specialisti i matematikës I. Alikaj denoncon dhe një gafë tjetër.

Në pyetjen 27 nxënësve u kërkohet të gjejnë nivelin e pistës ne raport me nivelin e tokës!!!!????

Ndërkohë nuk ka koncept NIVEL TOKE si NIVELI ZERO.

Ky është NIVELI I DETIT.

E kjo dihet nga të gjithë, përveç Kushit dhe ekspertëve të saj të nivelit zero.

Pyetja është e pavlefshme dhe e gabuar shkencërisht.

Më gabime të tilla dhe shkencore ky provim nuk vlen, sepse nuk diferencon njohurinë e maturantëve.

Ai është nul!

Matematika duhet të përsëritet!

ME TE LEXUARAT