"Më flakën në rrugë", Dashnor Sula sulmon PD dhe "lavdëron" Ramën: Ju kam kritikuar, por vlerësoj maksimalisht...

Politikë

"Më flakën në rrugë", Dashnor Sula sulmon PD dhe

Në mbledhjen e mbajtur sot me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e inspektorateve të vendit, Dashnor Sula tha se ndihet i vlerësuar për emërimin që ka marrë.

Ai tha se e ka kritikuar qeverinë në Kuvend, por shtoi se kjo qeveri e vlerësoi për këtë garë në të cilën tha se u fut dhe konkurroi. Sula nuk kurseu Partinë Demorkatike, teksa tha se ontribuoi për 20 vite në të, por edhe pas fitoreve, e “flaku në rrugë”.

“Kam pranuar këtë sfidë sepse vlerësoj maksimalisht vizionin që keni, ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat që ju e thatë që ka kritikuar qeverinë tuaj, por diferenca qëndron që atje ku unë kam kontribuar për 20 vite dhe kam fituar gara, dhe garën e fundit, që del i pari dhe të hedh në rrugë, te qeveria jote mora guximin dhe konkurrova dhe u vlerësova.

Do duhet të besojnë në këto konkurrime, të aplikojnë dhe jam i bindur që do kenë drejtësi. Do punojmë të gjithë bashkë”, tha Sula.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion