“Me aritmetikën jemi në hall”, Rama: Na dukej tmerr Luli! Tani 7×7 baraz me 6 milionë!

Politikë

“Me aritmetikën jemi në hall”, Rama: Na dukej tmerr Luli!

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ironizoi opozitën duke thënë se “e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte ‘7×7=42’, dhe na dukej një tmerr i madh, tani eshte 7×7=6 milionë’, dhe ka edhe një x pas saj sepse nuk dihet çfarë ndodh më pas.”

“Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore. Me aritmetikën sot jemi në hall, se ka filluar një sulm.

E keni parë, e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte 7×7=42, na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 milionë dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas.

Këto nuk janë aritmetikë e bazuar të imagjinata, por shifra njerëzisht të punësuar”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion