Me 500 euro në ballë/ Presidenca reagon për foton e deputetit: Çunat i siguruan pushimet...

Politikë

Me 500 euro në ballë/ Presidenca reagon për foton e deputetit:

Këshilltari i Presidentit Tedi Blushi ka publikuar foton e një prej deputetëve të opozitës në Parlament, i cili mban në ballë 500 euro.

Deputeti Besnik Troplini, foto e publikuar nga keshilltari i Presidentit
Bëhet fjalë për deputetin Besnik Troplini, i cili është një prej ligjvënësve që votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta.

Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.


Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi, në një postim në Facebook shkruan me ironi: “Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, mazhoranca votoi shkarkimin e Ilir Metes  nga funksioni i Presidentit të Republikës.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Kushtetuesja do të japë edhe verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion