Mbyllja e votimit, Soreca: Ditë e mirë për demokracinë, tani fillon faza tjetër e rëndësishme

Politikë

Mbyllja e votimit, Soreca: Ditë e mirë për demokracinë, tani

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka vizituar qendrën e votimit të vendosur tek Liceu Artistik në Tiranë ndërsa procesit të votimit i afrohet ora e mbylljes. Duke  folur me anëtarët e komisionit, ambasadori u shpreh se faza e parë është tashmë drejt mbylljes, ndërsa tashmë nis një fazë e dytë e rëndësishme, ajo e numërimit.

“Jemi thuajse në fund. Tani përfundon faza e parë, dhe pastaj fillon faza e dytë e rëndësishme e numërimit. Puna juaj përfundon këtu? Shumë mirë. Më vjen mirë që do të shoh mbylljen këtu,” u shpreh Soreca.

Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në Elbasan ku është shfaqur duke biseduar me disa qytetarë në qendër të qytetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion