Mane tregon historinë me xhaxhain që punoi për shërbimet sekrete amerikane: Hyri 6 herë diversant në Shqipëri

Politikë

Mane tregon historinë me xhaxhain që punoi për shërbimet

Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane ka ndarë këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” dhe historinë e veçantë të xhaxhait të tij.

Mane rrëfen se xhaxhai i tij, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë para pak vitesh kishte punuar në vitet e komunizmit për shërbimet sekrete të Amerikës. Ai shton se xhaxhai i tij hyri në Shqipëri 6 herë si diversant.

-Xhaxhai juaj ishte një prej njerëzve që ka punuar për shërbimet sekrete amerikane dhe ka hyrë gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri?

Samir Mane: Ka hyrë 6 herë diversant në Shqipëri. Ka vdekur para disa vitesh në moshën 100-vjeçare.

-Jetoi deri vonë, e arriti dhe rrëzimin  e komunizmit?

Samir Mane: E arriti dhe u gëzua shumë. Ai ka qenë një nga njerëzit që edhe në fillim më ka ndihmuar kur mbërrita në Austri, me gjëra të vogla.

-Ju ruheshit ta thonit këtë që xhaxhai ishte arratisur nga Shqipëria?

Samir Mane: Po ne prej tij kemi vuajtur, sepse nuk ishte një kushëri, por vëllai i babait i arratisur dhe aktiv kundrejt Shqipërisë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion