“Luli ka veshur këmishë nate”, Basha i përgjigjet Ramës: Ku i ke shokët?

Politikë

“Luli ka veshur këmishë nate”, Basha i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë vijojnë replikat me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale. Përmes deklaratave të tyre, që janë bërë edhe virale në rrjet, Rama dhe Basha kanë ironizuar dhe akuzuar njëri-tjetrin.

Sot, Basha reagoi pas deklaratës së kryesocialistit, që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”.


“Ti i ke veshur shokët me këmishë burgu Rame”, tha Basha, teksa në sfond dëgjohet kënga e Unikatilit, që ai e përdor si ‘diss’ ndaj Ramës.

“Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë, po çfarë këmishe, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rame, këmish vija vija shokëve. 7×7, 313”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion