Dëme të mëdha nga zjarri në stallën e bagëtive në Lezhë, 311 bagëti të imëta dhe 11 gjedhë të djegura

Aktualitet

Dëme të mëdha nga zjarri në stallën e bagëtive

Zjarri masiv që përfshiu stallën e fermerit Gjin Toma në fshatin Barbullojë të Lezhës, ka shkaktuar dëme të mëdha.

Flakët që shpërthyen rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke përfshirë gjysmën e stallës ku ndodheshin kryesisht bagëti të imëta.

Fermeri nuk arriti të ndërhynte për të shpëtuar kafshët, ndërsa për shuarjen e flakëve u deshën pesë mjete zjarrfikëse.

Gjin Toma e cilëson dëmin katastrofik, duke fajësuar rrjetin elektrik si shkaktarin kryesor të zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion