LSI asnjë mandat në Vlorë, Gjiknuri: Meta të mbajë fjalën, të japë dorëheqjen

Damian Gjiknuri, nga Vlora, ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste, duke i bërë thirrje presidentit të vendit, Ilir Meta. Në fjalën e tij, në një konferencë për mediat, Gjiknuri tha se Meta duhet të mbajë fjalën e dhënë dhe të japë dorëheqjen.
Gjithashtu, Gjiknuri tha se Lëvizja Socialiste për Integrim, ka humbur mandatin në Vlorë për faj të presidentit Ilir Meta. “Ne arritëm të marrim rezultatin më të thellë në Republikë dhe ruajtëm avantazhin e vitit 2017. Dua të falënderoj qytetarët e Vlorës për sjelljen, kontributin. Falënderoj Presidentin e Republikës që na e energjizoi fushatën, erdhi për të zbuluar komplote dhe na sulmoi me pa të drejtë. Vlora e mbajti fjalën, unë uroj që edhe ai ta mbajë fjalën dhe të hapë dorëheqjen”, tha ai.
Ndërkohë që në Vlorë, PS ka fituar me 57.9% të votave, ndjekur nga PD me 31% të votave. Forcë e tretë është LSS, me 6.1%, por që nuk ka mundur të rrëmbejë asnjë mandat. Në këtë qark, mandatet ndahen 8 për PS dhe 4 për PD.


