Lirimi i hapësirave publike, Rama: Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri për qytetet

Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Nuk është aksion, po faza e

Kryeministri Edi Ram ka ndarë videon e radhës nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Përmes në postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se ky nuk është aksion, por faza e parë e një transformimi për vendin.

“Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, shprehet Rama.

Aksioni për lirimin e hapësira publike ka nisur prej korrikut në mbarë vendin, ku qytetarë dhe biznese të shumta kanë bashkëpunuar sipas rregullave për lirimin e mjediseve. Krahas saj, kryeministria ka lançuar portalin ‘Hapësira ime publike’ ku qyetarët mund të raportojnë çdo rast ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion