Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter

Aktualitet

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e

Dalin jashtë kontrollit sërish zjarret pranë kurorës së Dardhës në Pukë. Dy vatra e zjarrit janë pranë lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë.

Krahas forcave nga toka, po vepron edhe një helikopter për shuarjen e flakëve. Era po përhap me shpejtësi flakët. Zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej 10 ditësh.

Krahas forcave të aktivizuara nga bashkia po vepron dhe një helikopter. Dy mjete zjarrfikese i janë bashkuar forcave të angazhuara nga toka.  Në Fushë-Arrëz është shfaqur një tjetër vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë.

Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri. Bashkia Fushë-Arrëz bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakeëve.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion