Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve në polici

Tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës të zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje para Parlamentit kanë sjellë shoqërimin e 23 personave në komisariat.

Mediat raportojne se qytetarët janë shoqëruar nga efektivët e policisë pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës.

Kujtojmë se protesta para godinës së Parlamentit u shoqërua me momente të tensionuara, ku policia përdori edhe spraj me piper për të shpërndarë turmën.

Protestuesit e pozicionuar në disa pika, nga ky deputetë dhe ministra kalonin për të marrë pjesë në seancën e fundit plenare, kanë goditur me vezë ligjvënësit dhe mjetet me të cilat ata lëviznin.


