“Shqipëria kërkon revolucion”- Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 54-t të protestës: Arrestoni Ramën!

Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”- Qytetarët

Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.

Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, ku do të zhvillohet protesta e 54 radhazi me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Protestuesit do të mblidhen fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Për 54 ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet duke protestuar ndaj një sërë çështjesh që, sipas tyre, dëmtojnë interesin publik.

Mes tyre përmenden kundërshtimet ndaj investimit në Zvërnec, ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Gjatë protestave nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale.

Ditën e sotme protestat kanë nisur që prej orës 08:30 para Kuvendit ku qytetarët u përballën me dhunë të paprecedentë nga ana e policisë. Ata qëlluan me vezë dhe hodhën thirrje në drejtim të deputetëve.

ME TE LEXUARAT