Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali! Kërcënuan policët me kaçavidë dhe i gjendet 40 mijë euro mall

Bota

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në

Një grabitje e ndodhur në zonën e Cassias në Itali, çoi në një skenë ndjekjeje si nëpër filma në “Parkun Insugherata”, që u mbyll me arrestimin e 3 shqiptarëve dhe lëndimin e disa oficerëve nga grushtet, shkelmat dhe përdorimi i kaçavidës nga agresorët.

Pas përfundimit të aksionit u vlerësua se banda e ‘skifterëve’ kishte kryer vjedhje të mallrave me një vlerë 40 mijë euro, kryesisht bizhuteri floriri, që iu rikthyen pronarit të banesës.

Të arrestuarit janë të moshave nga 18-36 vjeç, që dyshohen edhe për një seri tjetër grabitjesh, në shumë raste edhe të shkallës së rëndë. Kishte video dhe foto abu*imi sek*ual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez Ata sapo kishin kryer një grabitje në një apartament në zonën e Cassias dhe po shkonin në shtëpi, duke ecur përgjatë shtigjeve të Parkut Insugherata me plaçkën e tyre.

Por ky akt nuk u shpëtoi agjentëve të patrullës së policisë së Flaminio, të cilët ishin vendosur në park për disa orë pas raportimeve të incidentit në ditët e mëparshme, ndërsa ishin montuar edhe kamera. Oficerët e fshehur në shkurre ngritën pritë, por thirrjes së tyre një nga shqiptarët iu përgjigj me kërcënim kaçavide.

Me ndihmën e dy të tjerëve, ai dhunoi policët në krye të detyrës, por këta të fundit arritën që t’ia dilnin, duke i nënshtruar dhe prangosur, informon media. Pas kontrollit fizik dhe të çantave të tyre, u gjet jo vetëm malli i grabitur, por edhe çelësi i shtëpisë së bastisur. Shqiptarët ishin të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer grabitjet, deri edhe pajisje për hapjen e dyerve.

Gjykata vendosi gjatë masës së sigurisë që dy prej tyre të qëndronin në arrest shtëpiak, me byzylyk ​​elektronik. Më i riu nga të tre, megjithatë, do të detyrohet të paraqitet në Policinë Gjyqësore çdo ditë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion