Lapaj betohet dhe firmos para tregtares: Nëse bëj koalicion me Ramën, pasuritë e mia të kalojnë ty

Politikë

Lapaj betohet dhe firmos para tregtares: Nëse bëj koalicion me

Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar turin elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke takuar qytetarë dhe tregtarë, të cilëve u kërkoi votën për numrin 6-të në fletën e votimit.

Por detaji që ra në sy ishte vënia para një përgjegjësie politike nga një prej tregtareve në një dyqan rrobash. Dyshimi i tregtares ishte se pasi të fitonin votat, mund të bënin koalicion me Edi Ramën.

I gjendur përballë kësaj pikëpyetjeje nga tregtarja, Lapaj nxori një flet A4 mbi të cilën nënshkroi me emër e mbiemër (gjeneralitetet e tij) se e linte premtimin me shkrim dhe firmë se nuk do bënte koalicion me Edi Ramën pas 11 majit. Nëse e thyente këtë premtim:

“Pas 11 majit nuk do bëjmë koalicion me Edi Ramën! Të gjitha pronat e Adriatik Lapajt, llogaritë bankare dhe pasuritë, i kalojnë tregtares në fjalë (Xhevrije Kastrati)…!”, tha Lapaj teksa shkruante tekstin ‘noterial’ dhe moral.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion