"U ekzaltua salla kur ai bënte iluzione erotike për mua", Rama: Ilir Vrenozi është njishi i PD

Politikë

"U ekzaltua salla kur ai bënte iluzione erotike për mua",

Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarët në Skrapar ironizoi sërish deklaratat e Ilir Vrenozit dje nga Korça.

Sipas Rames, Ilir Vrenozi është ‘njishi i vërtetë i Partisë Demokratike dhe fjalët e tij janë programi i demokratëve’.

“Ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, e patë apo jo? Ai është njishi i vërtetë i PD. Fjalët e tij janë programi i PD, ajo është fryma.

E patë si ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua? Sepse këneta e ka shuëm thellë kompleksin e inferioritetit prandaj bën ashtu. Nuk lanë rast pa u munduar të më hedhin një dritë sikur unë kështu e unë ashtu.

Të jetosh buzë kanioneve dhe të ëndërrosh kënetën. Ilir Vrenozi është e ardhmja e kënetës.

Në Parisin e vogël, në qytetin e serenatave, që mbante era Evropë dje e patë kush e mori pushtetin në opozitë, Ilir Vrenozi, bufi dukej i larguar, defacto duket i larguar, pas 11 majit do shikoni që Vrenozi do pushtojë Tiranën.

Tek agresiviteti dhe brutaliteti qëndron thelbi, të gjitha këto janë ballo me maska, janë lodra, e hëngri populli shqiptar, por në të vërtetë populli s’e ka ngrënë asnjëherë“-u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion