"Postieri i la zarfat tek komshiu, jo në adresë", denoncimi: KQZ po "dështon" me votën e emigrantëve?!

Trending

"Postieri i la zarfat tek komshiu, jo në adresë", denoncimi:

Disa denoncime online hedhin dyshime mbi menyren se si KQZ, po zbaton "voten e emigranteve" e cila aplikoet per here te pare ne Shqiperi ne zgjedhjet e 11 majit.

Qytetare shqiptare qe jetojne jashte vendit, thone se i kane gjetur zarfat e votave te lena tek komshiu i tyre, dhe ne data te ndryshme dhe orare te ndryshme nga ai qe kane planifikuar.

"Erdhën!
Nuk paskej qënë aq e vështirë sa dukej,postjeri jo vetëm personalisht që nuk na kërkoi,por as pjestar të familjes nuk kërkoi,u mjaftua që komshia i tha i marr unë,ja dha dhe komshia na i solli kur u kthyem nga puna.
Tani fillon pjesa më e vështirë, hapja dhe mbyllja", shkruan qytetari L.N ne faqen e tij ne Facebook.

"Postieri i la zarfat tek komshiu, jo në adresë", denoncimi:
Denoncimi i qytetarit

Ai hedh dyshime mbi punen e KQZ dhe kontraten qe ky institucion ka bere me kompanine postare.

"Eshtë e kuptueshme që kanë shkelur kontratën,ama kontrata duhet të përfshinte orare ekstra dhe ditë të shtuna për të bërë të mundur dorëzimin e zarfit në dorë,ndryshe askush nuk lë dot punën për të pritur postjerin,shqetësim ky që.e kam shprehur në një postim pak më herët e që postjeri në fakt ma bëri më të lehtë", shprehet denoncuesi.

Ai madje, evidenton mos funksionimin e orarit dhe dates pasi sipas tij, tjeter orar e date ka zgjedhur ai dhe ne tjeter kohe i ka mberritur zarfi, jo ne adresen e tij por tek fqinji.

"Pikërisht, njoftimi dhe linku erdhën por oraret disponibël ishin 8-15 nga e hëna të premten.

Njoftimi im ishte për datë 23,unë ndryshova planifikimin tek linku për 24,ndërkohë që zarfin e gjeta tek komshiu më 22. Nuk duket se i japin seriozitetin që flitet pavarësisht milionave që kanë marrë".

Shqetesim per kete ceshtje, shprehu diten e sotme edhe deputeti i PS, Taulant Balla i cili nga Greqia kerkoi qe te behet kujdes me administrimin e votes se emigranteve.

Vota e diaspores eshte nje proces i kushtueshem per buxhetin e shtetit, rreth 10 milione euro dhe cdo abuzim do te ishte i denueshem.

Pasi shifrat e regjistrimit të diasporës kaluan çdo parashikim, qeveria i plotësoi kërkesën KQZ-së, dhe miratoi fondin shtesë 9.3 milionë euro.

KQZ kishte fond rezervë 5 milionë euro, për të paguar postën për votën për 100 mijë zgjedhës, por deri në përfundim të afatit të aplikimeve që ishte 4 marsi, u regjistruan në total gati 246 mijë shqiptarë të diasporës, më shumë se dyfishi nga çfarë ishte parashikuar. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion