LAJM I FUNDIT, anulohet seanca e Parlamentit, ja shkaku, PD planifikonte protestë

Politikë

LAJM I FUNDIT, anulohet seanca e Parlamentit, ja shkaku, PD planifikonte

Kuvendi i Shqiperise ka njoftuar shtyrjen e seancës për ditë tjetër, sipas burimeve, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

Shkak per anulimin e seances eshte bere fakti se Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë nesër Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare, siç bëhet me dije.

Xhamia e Namazgjasë dhe Kuvendi i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra.

Për ditën e nesërme ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që po tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara. 

Kuvendi ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me anulimin e kësaj seance. 

NJOFTIMI:

Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
(Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)

ME TE LEXUARAT