Arrestohen tezja dhe djali i hallës, dyshohet se abuzuan seksualisht me një 12-vjeçare në Tiranë
Lajmifundit
/
17 Shtator 2026, 08:35
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. Në pranga kanë rënë tezja e saj, 32 vjeçe, dhe djali i hallës, 29 vjeç, të cilët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të miturën.
Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit të shkollës me policinë. Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë përforcuar edhe nga pamjet filmike të gjetura në celularin e të miturës, të cilat janë sekuestruar si pjesë e hetimit.


