Makina përplas të moshuarin në Lushnjë! Autori largohet nga vendi i ngjarjes
Lajmifundit
/
9 Tetor 2024, 21:44
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje mbrëmjen e sotme, ku një i moshuar rreth të 70-tave është përplasur nga një mjet në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës.
Sipas informacioneve, i moshuari ishte duke ecur në këmbë drejt Lushnjes kur u godit nga mjeti, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Pas aksidentit, i moshuari është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e autorit.