LaCivita në mbylljen e fushatës së PD: Votoni më 11 maj dhe lëreni pa punë Ramën
Konsulenti i fushatës së PD, Chris LaCivita mori fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm përmbyllës në Tiranë. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të votonin për opozitën dhe ta “linin pa punë Edi Ramën” pas 11 majit.
Gjithashtu ai vuri theksin te gjendja e Shqipërisë, edhe pse ka ardhur vetëm dy herë, ndërsa u shpreh se “i gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”.
“Shqipëria ndodhet në udhëkryq, Berishën e keni për t’ju shpëtuar jetën”, tha ai mes të tjerash.
Fjala e Chris LaCivita:
“Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Jo vetëm për ënddrat tuaja e familjeve tuaja, por edhe për pozicionin e vendit tuaj në arenën ndërkombëtare. Shqipëria s’mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi ramës. Korrupsioni e gjendja e vështirë ekonomike që ka shkatërruar familjet, mungesa e punësimit të qëndrueshëm, gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë. Por ju keni tani një shans historik.
Një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikën e të kaluarës, se ju nuk do frikësoheni dhe nuk do reshtni së luftuari për fmailjet tuaja, e kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët, fqinjët, miqtë tuaj, e lërëni pa punë Edi ramën, pushojeni nga puna. Në Shqipëri me Berishën do keni një njeri që ka shpëtuar jetë.
Me plan real që do rregullojë ekonominë dhe do i japë fund korrupsionit, që do përmirësojë jetën tuaj.
Vij sot te ju si amerikan, i cili sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh e popull të shkëlqyer, gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, për mbështetjen tuaj dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë”.