“Kush më është vënë pas, pas do më ketë”/ Rama për protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë apo hipokritë të më thonë se si bëhet Shqipëria

Politikë

“Kush më është vënë pas, pas do më

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke deklaruar se nuk pranon, sipas tij, “sharlatanë apo hipokritë” që t’i tregojnë se si duhet të drejtohet Shqipëria.

Në një deklaratë në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se pjesëmarrësit në protesta nuk kanë të gjithë të njëjtat motive apo arsye për të dalë në rrugë.

Sipas kreut të qeverisë, në mobilizimin e qytetarëve ndikojnë edhe faktorë si rrjetet sociale, impulset nacionaliste dhe ajo që ai e cilësoi si manipulim i opinionit publik.

Rama theksoi gjithashtu se mes protestuesve ka qytetarë me shqetësime reale, por shtoi se, sipas tij, ka edhe aktorë që përpiqen të përdorin pakënaqësitë për qëllime politike.

“Unë dua ta them shumë qartë dhe drejtpërdrejtë, kjo është protesta që mua më intereson, që më zemëron po ashtu që më motivon të vijoj luftë time,. Nuk më zemër protesta e sikureve apo shtirjeve, ajo më neverit, kjo më zemëron, nëse nuk do të isha në vendin tënd i dashur Amos, do të isha edhe vetë në protestë.
E ndjej zemërimin tënd. Jo çdo kush është në protestë për të njëjtën arsye. Ka nga ata që nuk i çon aty like, influencer, impulset e verbra nacionaliste , manipulimet apo misionet për të manipuluar të tjerët, por një hall që kthehen në zemërim e që më pas shpërthen.
Çdo mesazh që më vjen në telefon unë e ndjek. Ata që më janë vënë pas do të më gjejnë pas, në aspektin e debatit. Nuk pranon çdo sharlatan apo njeri të futur nga të tjerë, apo hipokritë që i kam parë në punë të marrin mikrofonin e të më thonë se si bëhet Shqipëria, këtë nuk e pranoj”, tha ai.

ME TE LEXUARAT