“Robert Ndrenika më ka goditur”/ Akuza e RËNDË e Kliti Roshit për aktorin: Erdhi së bashku me dy badigardë, përdorte fjalorin më të ndyrë

Aktualitet

“Robert Ndrenika më ka goditur”/ Akuza e RËNDË e

Aktori Kliti Roshi ka hedhur akuza të forta ndaj Robert Ndrenikës, për të cilin tha se e ka dhunuar.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ai u shpreh se, Ndrenika e ka hequr nga puna asokohe dhe më pas e ka dhunuar fizikisht. Kliti shtoi se ka ofenduar edhe babain e tij Kadri Roshin.

“Më hoqën nga puna, dola i paaftë. Drejtori jonë i asaj kohe na ishte edhe deputet, ishte Robert Ndrenika. Ai më ka hequr nga puna, në fjalorin më rrugaç rrugësh, më të ndyrë, që të përdori një fjalor të tillë, se sa Robert Ndrenika, nuk ka. Duke sharë dhe ofenduar rëndë, babain tim dhe familjen.

I kam thënë vetëm një fjalë, çfarë ti bëj atij mandati që ke në xhep se ta tregoja unë se kush je, do të vijë një moment që nuk do ta kesh, atëherë mendohu mirë. Më ka goditur fizikisht, bashkë me dy zagarë të tjerë që erdhën si badigardë të tij për të më rrahur”, tha aktori.

 

ME TE LEXUARAT