Fundjavë e zjarrtë/ Meteorologia paralajmëron: Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta

Aktualitet

Fundjavë e zjarrtë/ Meteorologia paralajmëron: Ja cilat janë

Meterologia Lajda Porja ka qenë e ftuar ne nje studio televizive ku ka folur për parashikimin e motit. Në Shqipëri dhe në gjithë Europën ka ardhur një valë e madhe të nxehti e cila ka shënuar rekorde me temperaturat e larta.

“Ne e kemi parë në fakt Alba që tashmë temperaturat e larta, ose më saktë kupola e nxehtësisë që preku gjithë Europën, është zhvendosur drejt rajonit të Ballkanit dhe pritet që të kemi të paktën tre ditë, sot të shtunë, të diel, të hënë, tre ditë mjaft të nxehta, jo vetëm në Shqipëri po pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit.

Edhe pse temperaturat nuk është se do të përjetojmë vlera kaq ekstreme që u përjetuan në Spanjë, apo në jugun e Francës ku shënuan edhe 43 gradë, parashikohet që sot termometri të ngjitet në 40 gradë.

Do kemi tre-katër qarqe që do të shënojnë këtë temperaturë, do jenë zonat e Shkodrës, Kopliku, presim temperatura të larta në Berat, në Urën Vajgurore, në Cërrik, në Belsh, në Elbasan. Nuk përjashtohet kjo vlerë 40 gradë edhe në Gjirokastër.

Por qytetet kryesore, pothuajse i gjithë tërësia perëndimore do të jetë me temperatura 38-39 gradë. Presim temperatura 36 apo 37 gradë në vijën bregdetare. Temperatura mjaft të larta për zonat malore do jenë kryesisht në verilindje, në qarkun e Dibrës ku presim që termometri në Dibër të shkojë 32-33, presim 34 në Kukës, dhe pak më freskët do të jetë zona e juglindjes, pra qarku i Korçës.

Megjithatë, le të themi që do të jenë ditë të nxehta dhe pa reshje. Të shtunën, të dielën dhe të hënën nuk presim që të kemi reshje në territor. Do të jetë një mot, në thonjëza, ose në një gjuhë popullore pak mbytës, sepse fillon gradualisht, sidomos të dielën dhe të hënën, të kemi edhe rritje të lagështirës, e cila bën që ne ta ndiejmë të nxehtin akoma më shumë.

Parashikohet të kemi një tërheqje të lehtë të valës gjatë ditës së martë. Vetëm të martën presim që të kemi një freskim, ku kemi të paktën 2 gradë, 3 gradë, në disa zona edhe 4 gradë rënie, ku termometri do të jetë rreth vlerës 38 gradë, 37-38 nga 40, dhe do jetë një situatë e cila do të përmirësohet në mesin e javës tjetër. Të martën, të mërkurën, të enjten dhe për tre-katër ditë do të jemi në një mot pak më freskët krahasuar me çfarë përjetojmë.

Po nuk është se ka ndonjë lajm shumë të mirë që ne do të kemi temperatura relativisht të freskëta, sepse ne futemi zyrtarisht në korrik, edhe korriku është një muaj i nxehtë. Presim që këto masat shumë herë të aktivizohen, masat afrikane, dhe të kemi shumë ditë me temperatura 38-39 gradë. Do të ketë ditë ku termometri do të jetë akoma më i lartë, sidomos nga mesi i korrikut.

Megjithatë, ne e kemi thënë edhe më herët që na pret një verë e cila do të jetë mjaft e nxehtë. Ka nisur shumë e nxehtë që në fund të majit. Ka nisur që shohim me temperatura ku janë thyer rekorde historike.

Pra kemi pasur në Britaninë e Madhe është thyer një rekord historik të majit, është thyer rekordi historik për Portugalinë edhe Spanjën, ku shënoi një temperaturë që nuk është shënuar ndonjëherë një vlerë, në qoftë se flasim gjithmonë me vlera që i takojnë qershorit. Kemi pasur në Francë, ku ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm po ashtu edhe në Spanjë të fataliteteve nga pikërisht nga nxehtësia.

Presim që, deri më tani, edhe në territorin shqiptar nuk është se kemi parë temperatura të cilat janë 40 apo 41 gradë që në qershor. Zakonisht këto vlera ne i kemi në korrik ose në fillimin e gushtit.”

ME TE LEXUARAT