Kush janë 6 deputetët që nuk shkuan te ‘leksionet’ e Berishës?

Politikë

Kush janë 6 deputetët që nuk shkuan te ‘leksionet’ e

Njëjtë si socialistët me Akademinë Politike, ka nisur sot Programin Për Trajnimine Deputetëve të rinj. Janë 12 deputetë që hynë për herë të parë në parlament nga radhët e PD-së: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi, disa prej të cilëve nuk marrin pjesë.


Mungon Arjan Ndoja, i cili i ka shfaqur shenjat e para të ‘rebelimit’ gjatë seancës së kaluar teksa tha se s’do ta shohin duke i rënë tavolinave, duke iu referuar aksioneve kaotike të kolegëve të saj deputetë. Prezentë nuk janë edhe Manjola Luku, Kliti Hoti, Denisa Vata, Ivi Kaso pasi ka një angazhim për PD-në, si edhe Besart Xhaferri pasi ndodhet në një udhëtim në SHBA. Edhe Xhaferi ka sinjalizuar qëndrime kundër Berishës pasi tha se duhet të largohet nëse nuk fakton akuzat se 11 maji ishte farsë.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së iu dha disa “leksione” të rinjve të tij, teksa u shpreh se roli i deputetit është “universiteti më i shkëlqyer politik”.

Berisha u ankua se deputetët, pavarësisht rolit të rëndësishëm që kanë, kanë mbetur “me duar në xhepa” pasi nuk kanë staf në parlament. Sipas tij, nuk duhet të ishin rrogat për deputetët por të bëhej më shumë në këtë drejtim që ai thotë se mbetet një problem. 

Pas Berishës, leksione për të rinjtë do të japin edhe besnikët e tij Flamur Noka, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj e Oerd Bylykbashi.

Ju jeni deputetë me duar në xhepa. Jeni njerëz pa asnjë staf çka e gjymton punën e parlamentit. Jeni njerëz pa staf, qoftë për kontaktet e vazhdueshme me zgjedhësit, por jeni njerëz pa staf qoftë për mbështetjen e veprimtarisë tuaj në parlament. Ky është një parlament skeletik ta quajmë. Kur imagjinoj se jepen 220 mijë rroga në administratë dhe këto, dhe sheh parlamentarët pa asnjë ndihmës, ose të paktën të zënë dy-tre së bashku një zyrë... kjo është si ta përthash parlamentin. Ndaj dhe gjykoj se është e domosdoshme krijimi i kushteve parlamentarëve për të përmbushur me dinjitet profesionin e tyre. Ishte e gabuar, ua them unë ju këtu, rritja e rrogave të deputetëve. Jo se kanë ndonjë rrogë, të themi, stratosferike. Por shumë më e drejtë do të ishte shpenzime edhe më të mëdha për stafe të parlamentit.”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT