E mitura denoncoi përndjekjen nga Jetmir Llanaj në Tiranë, kërcënohet nga nipi i tij të tërheqë kallëzimin

Aktualitet

E mitura denoncoi përndjekjen nga Jetmir Llanaj në Tiranë,

Një vajzë vetëm 16-vjeçe kallëzoi dy ditë më parë në komisariatin nr.5 në Tiranë se përndiqej nga dy persona, mes tyre i burgosuri Jetmir Llanaj.

Në gjendje të rënduar, e mitura ka tentuar të vetë-lëndohet, ndërsa gjatë dëshmisë, goditi edhe një punonjëse policie.

Policia bën me dije sot se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 identifikuan shtetasin tjetër që dyshohet se ka përndjekur 16-vjeçaren, A. H., 27 vjeç.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 27-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë për një të mitur(nipi i shtetasit J. Ll) pasi dyshohet se ka kanosur në anë të celularit 16-vjeçaren, për të tërhequr kallëzimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion