KQZ u jep 24 orë afat partive për heqjen e posterave propagandistikë, urdhëron...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë një afat prej 24 orësh për të gjitha subjektet zgjedhore për të hequr materialet propagandistike të paligjshme, duke kërkuar që ato të mbajnë shënimin e kërkuar ligjërisht.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se çdo subjekt zgjedhor është detyruar të vendosë në materialet e tij propagandistike shënimin: “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të [emri i subjektit zgjedhor]”.
Në rast se ky detyrim nuk zbatohet brenda afatit 24-orësh, KQZ do të urdhërojë Policia Bashkiake për heqjen e materialeve zgjedhore të subjekteve që nuk e respektojnë.
KQZ ka specifikuar partitë dhe qarqet ku materialet e propagandës zgjedhore duhet të hiqen brenda 24 orëve:
Partia Socialiste e Shqipërisë – Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – Dibër, Tiranë
Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër
Koalicioni Euroatlantik – Elbasan
Partia Djathtas 1912 – Delvinë
Përgjegjësia Ligjore dhe Rregullat e Zbatueshme


