Komisionerja e BE i dhuron bluzën e bashketbollit, Rama i jep premtimin: Unë do të jap një kryeministër të ri…

Politikë

Komisionerja e BE i dhuron bluzën e bashketbollit, Rama i jep premtimin:

Kryeministri Edi Rama ka marrë një fanellë basketbolli nga komisionerja e BE për Ballkanin.

Marta Kos: Ne kemi parë edhe kampionatin Europian të futbollit, e kam mësuar se sa të shpejtë jeni ju. Dhe Nedim Bajrami bëri golin në sekondën e 23’-të. Tani dua të shoh se sa të shpejtë jeni për anëtarësimin në BE-në. Edhe futbolli luan një rol të rëndësishëm në anëtarësimin e BE-së. E kam parë dhe ju kryeministër se sa pasionant jeni për basketbollin.

Kështu që dua të të jap këtë dhuratë, është një fanellë basketbolli që ju të bëheni pjesë e ekipit europian. Ai është numri im, numri 11. Unë baskebtoll nuk luaj dort, por do të ngjitem në majën më të lartë të Shqipërisë, në malin e Korabit. Do të doja të vinit me mua…

Edi Rama: Nëse do të futemi në BE, do t’ju japë një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet me ju në malin e Korabit. Jam mjaft i angazhuar dhe krenar të kem një ekip të përkushtuar dhe dua të shpreh këtu përpara jush mirënjohjen time, falqënderimet për Majlindën dhe Adean, që janë dy zonjat e BE-së të Shqipërisë dhe kujtdo tjetër që është i angazhuar.

Dhe të fundit, por jo nga rëndësia, ambasadorit Ferit Hoxha, që është Lionel Messi ynë, për angazhimin e tij. E hodhëm jashtë oqeanit, të luante për në në Amerikë dhe e sollëm sërish në Europë. Ai vjen nga një zonë e Shqipërisë që burrat të jenë më të fortë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion