Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit për mandatin e deputetit

Politikë

Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit për mandatin e

Në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka. Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion