Kolegji Zgjedhor mblidhet për ankimin e PD për Qarkun Shkodër! Rrëzohet kërkesa e LSI për të shtyrë seancën

TIRANË-Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për shqyrtuar ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër. PD e ankimoi vendimin e KAS, për mos shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark.
Kolegji nuk pranoi kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës së sotme, si të pabazuar në prova dhe në ligj me arsyetimin se shkaku i parashtruar nuk është shkak ligjor që justifikon shtyrjen e seancës ligjore. Sipas Kolegjit LSI kishte dije për këtë seancë dhe ta përcaktonte një përfaqësues.
Pas Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, Kolegji Zgjedhor mbylli dy ditë më parë procesin e ankimeve edhe për Qarkun e Tiranës. Me refuzimin e kërkesës së PD për pavlefshmëri Kolegji Zgjedhor 'vulosi' sot edhe rezultatin e Qarkut më të rëndësishëm , që u bë i katërti nga 9 qarqe të ankimuara në Kolegj.
Gjithashtu më herët Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për përjashtimin 7 gjyqtarëve, nga 8 që janë në total, nga procesi i shqyrtimit të padive për 25 prillin.

