“KAS” njeh Alibeajn si kryetar të PD, e regjistron në zgjedhje, rrëzon Berishën

Politikë

“KAS” njeh Alibeajn si kryetar të PD, e regjistron në

KAS ka rrëzuar vendimin e KQZ dhe ka vendosur pranimin e kërkesës së bërë nga grupi i Alibeajt, për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Vendimi i shpallur pak minuta më parë nga relatori Koli Bele, shprehet ndër të tjera se rrëzon kërkesën e paraqitur nga grupimi i Sal Berishës.

KAS është shprehur se Enkelejd Alibeaj gëzon atributet e kryetarit të PD dhe si i tillë, ai ka të drejtën të kërkojë regjistrimin në zgjedhje.

Po kështu, deklarata e solemnitetit që Ilirjan Celibashi kërkonte të firmosej nga Basha, sipas KAS mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.

Në këtë mënyrë, Vendimi i KAS i hap rrugë hyrjes së grupit të Alibeajt në zgjedhjet locale të 14 majit ndërkohë së Sali Berisha ka deklaruar se do të hyjë në koalicion me disa parti në këto zgjedhje.

ME TE LEXUARAT