I kërkoi shpjegime përse u nda nga vajza, i riu hidhet nga kati i pestë, arrestohet ish-vjehrri

Aktualitet

I kërkoi shpjegime përse u nda nga vajza, i riu hidhet nga kati i
Një 36-vjeçar humbi jetën një ditë më parë në zonën e Alliasit në Tiranë, pasi u hodh nga kati i pestë i një pallati. Viktima është identifikuar si Gerald Sefa, ndërsa hetimet për rrethanat që i paraprinë ngjarjes kanë çuar në arrestimin e një personi.

Në pranga është vënë Sajmir Demiri, babai i ish-bashkëjetueses së 36-vjeçarit. Ai dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, rreth dy ditë përpara ngjarjes Demiri dyshohet se ishte konfliktuar verbalisht me Sefën, duke i kërkuar shpjegime lidhur me përfundimin e marrëdhënies së tij me vajzën.

Hetuesit po verifikojnë nëse konfliktet dhe presioni i pretenduar ndaj 36-vjeçarit kanë ndikuar në vendimin e tij për t’i dhënë fund jetës.

Rasti fillimisht ngriti dyshime edhe për një skenar tjetër. Brenda banesës u gjet një thikë me njolla gjaku, çka bëri që policia të shqyrtonte edhe mundësinë e një ngjarjeje kriminale.

Megjithatë, sipas burimeve, nga ekspertiza e kryer më pas janë konstatuar në thikë gjurmë gishtash që i përkisnin vetë Sefës. Dyshohet se përpara se të hidhej nga ndërtesa, 36-vjeçari kishte tentuar të dëmtonte veten.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion