Yuri Kim takon Bashën, Ramën e Metën: SHBA nuk mbështet asnjë parti

Politikë

Yuri Kim takon Bashën, Ramën e Metën: SHBA nuk mbështet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, paraditen e të shtunës ngjiti shkallët e selisë së PD për tu takuar me Lulzim Bashën.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, nuk ka dhënë shumë detaje për çfarë është biseduar por përmes një mesazhi në Twitter ajo është treguar e kujdesshme që ky takim mos të komentohet si mbështetje për kryedemokratin Lulzim Basha, kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga nisja e procesit të votimit.

“U takova me kryetarin e PD Lulzim Basha sot, sic edhe kam bërë me presidentin Meta dhe kryeministrin Edi Rama gjatë 48 orëve të fundit.

Ne e ritheksojmë se nuk mbështesim asnjë forcë politike apo kandidatë. Por në mënyrë absolute ne mbështesim të drejtën për të gjithë qytetarët të votojnë paqësisht dhe të lirë”, u shpreh ajo.

Pas incidentit me një vrasje ne Elbasan, te kryer nga një anëtar i strukturës se mbrojtjes se votes ne Partine Demokratike, ambasadorja amerikane Yuri Kim beri një deklarate shume te ashpër, duke i quajtur grupe te armatosura, te paautorizuara dhe jo zyrtare qe nuk i shkojnë nje vendi anëtar te NATO-s.

ME TE LEXUARAT