Kandidati në Gjirokastër nxjerr pamjet: Numëruesit falsifikojnë fletët, po vjedhin votën tonë

Politikë

Kandidati në Gjirokastër nxjerr pamjet: Numëruesit

Kandidati i pavarur në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani ka denoncuar sot përmes pamjeve filmike atë çka e konsideron si “tjetërsim të vullnetit të qytetarëve nga numëruesit partiak”.

Meraxhani deklaron në numëruesit kanë vendosur “X” për paritë e tjera në fletët ku votuesit kishin votuar emrin e tij, me qëllim që ta nxjerrin fletën e votimit të pavlefshme.

“Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Deklarata e plotë

DENONCIM

TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.

Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion