“Kam sakrifikuar veten dhe familjen”, emocionohet Altin Dumani: I falenderoj që më durojnë

Në mbyllje të intervistës së parë ekskluzive në studion e emsionit “3D” në Televizionin Publik Shqiptar të drejtuar nga Alban Dudushi, shefi i Prokurorisë së Posaçme nuk ka mundur dot të kontrollojë emocionet kur përmendi familjen.
Shefi i SPAK, nuk i kurseu fjalët e mira dhe falenderimet për bashkëpunëtorët dhe stafin e tij, për arritjen e rezultateve në punë.
Më pas, u ndal të familja, të cilët i falenderoi që e kanë duruar, për shkak se janë kufizuar për të jetuar jetën normalisht që kur mori këtë post drejtues.
“Do të vazhdoj do të bëj punën si prokuror. Do jem më prezent në sallën e gjyqit. Aty ndihem më mirë sesa këtu. Do të vazhdoj jetën normalisht.
Dua të falenderoj të gjithë prokurorët, stafin tim të ngushtë, hetuesit, të gjithë ata që punojnë në SPAK për përkushtimin për pasjen e rezultate.
Dhe një falenderim edhe për familjen time, nuk është e lehte të jesh drejtues i Prokurorisë së Posaçme, pasi është e vështirë për të përbushur detyrën. Veten e kam kufizuar dhe saksifikuar, pasi janë të kufizuar në jetën e tyre,” tha Dumani.


