Jurgis Cyrbja flet pas njoftimit të akuzës në SPAK: Lashë mandatin se duhet të kurohem!

Tirane - Pas rreth 30 minutash perballje me prokuroret dhe hetuesit, deputeti i PS Jurgis Çyrbja, ka dalë nga ambientet e SPAK.
Një ditë pasi la mandatin ai u paraqit në SPAK sot bashkë më avokaten, atij besohet se i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës kur ishte në krye të Hipotekës në Durrës.
Ai i tha gazetares se Top Channel Hoxha se mandatin e ka lënë për arsye shëndetësore, ndërsa i pyetur se për çfarë hetohet, ka thënë për një çështje në kohën kur drejtonte Hipotekën.
Gazetarja Anila Hoxha: Për çfarë ishit në SPAK?
Jurgis Çyrbja: Ishim për të dhënë sqarime për një çështje
Gazetarja Anila Hoxha: A ju komunikua akuza?
Jurgis Çyrbja: Për informacione pyesni në SPAK
Gazetarja Anila Hoxha: Për kohën kur ishit drejtues?
Jurgis Çyrbja: Për kohën kur isha drejtues i hipotekës kisha disa sqarime për të dhënë
Gazetarja Anila Hoxha: Keni statusin e të akuzuarit?
Jurgis Çyrbja: Duhet të flisni me SPAK
Gazetarja Anila Hoxha: Po mandatin pse e dorëzuat?
Jurgis Çyrbja: Ashtu e kam një gjendje shëndetësore që duhet të kurohem.
Pak dite me pare Cyrbja ende deputet, u thirr per pese ore ne SPAK.
Pas marrjes ne pyetje aty, ai dorezoi mandatin e deputetit ndersa tani besohet se i eshte njoftuar akuza.

