Jenishehri “zbulon” shkeljen e re të Metës: Unë dhe Kujtim Gjuzi do i dalim për zot pensionistëve

Politikë

Jenishehri “zbulon” shkeljen e re të Metës: Unë dhe

Deputeti Selami Jenishehri nxori një tjetër tezë për të mbështetur shkarkimin e presidentit duke deklaruar se ai shkeli kushtetutën duke mos shtyrë zgjedhjet. Jenishehri tha se Meta u mohoi të drejtën e votës emigrantëve.

“Jemi sot në këtë seancë plenare për të votuar shkarkimin ose jo të presidentit, Sipas meje ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës si garant i saj që është. Presidenti në fund të prillit 2021 është vënë në dijeni nga unë se nga ana e KQZ nuk është kryer detyrimi ligjor për zbatimin e kodit zgjedhor se nuk mund të votojnë 1 milion e 700 mijë emigrantë.

Presidenti duhet të firmoste dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve duke mos qenë kështu garant i kushtetutës. Kjo bën shkelje të rëndë nga të gjithë shkeljet e presidentit. Presidenti me dashje e ka lejuar KQZ të gabojë në zbatim të kodit zgjedhor.  Nëse KQZ do të certifikojë zgjedhjet, do i lehtësojë pozitën e presidentit. Duhet të presim deri në certifikimin e zgjedhjeve për të marrë vesh çfarë do bëhet me presidentin.

 Presidenti u ka mohuar të drejtën për të votuar emigrantëve, Duhet ta dimë të gjithë ne se zgjedhjet kanë qenë të pavlefshme. Koalicioni i Kujtim Gjuzit i është drejtuar KQZ për të mos sjellë pasoja të tilla dhe është anashkaluar. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, ne koalicioni jonë me drejtuesin tonë Kujtim Gjuzi. Do i dalim zot nipave dhe mbesave tona pensionistë që u është mohuar e drejta për të votuar.

Emigrantët janë bijtë tanë dhe nuk i kemi lënë të votojnë duke u mohuar të drejtën kushtetuese. Pensionistëve u është blerë vota. Janë baballarët tanë që na ka pru në këtë botë. Kanë punuar në kazëm dhe kanë katërdhjetë mijë lekë pension. Ne do të bëjmë atë që është e mundur për të korrigjuar këtë gabim të madh të shkeljeve më 25 prill”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion