Kaos në Parlament, maxhoranca dhe opozita përleshen me grushta (Video)

Bota

Kaos në Parlament, maxhoranca dhe opozita përleshen me grushta (Video)

Një skenë e turpshme dhe aspak etike është raportuar në parlamentin e Bolivisë. Mësohet se mazhoranca dhe opozita u përleshën me grushta gjatë debatit mbi arrestimin e një ish-Presidenti.

Sipas mediave vendase, pjesë e sherrit u bënë Opozitari Henry Montero dhe një anëtar i partisë në pushtet, Antonio Colque.

Sipas raportimeve vendase, dy politikanët shkëmbyen grushte, madje u shtrinë edhe në tokë si të ishin mundës. Pasi u ndanë nga kolegët, një sherr nisi mes dy deputeteve, të cilat u kapën nga flokët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion