“Ne hamë domate, ju te Nusreti”, ironizon deputeti i PD: Erdhën turistët sa mbaroi rrugët Evis Berberi

Ndërkohë që në Kuvend po diskutohet akti normativ për buxhetin 2024, deputeti Dashnor Sula ka ironizuar kreun e ARRSH-së Evis Berberi, i cili është arrestuar për korrupsion.
Deputeti demokrat tha me ironi se në vendin tonë ka tani turizëm, pasi Berberi i ndërtoi rrugët.
“Nga mazhoranca u fol shumë gjatë për zërat e buxhetit. Ministrja tha se janë rritur treguesit e buxhetit për 2023. Po janë rritur, por përse nuk e thua që është rritur edhe vjedhja e korrupsioni?
Keni më shumë në burg, gjysmën e mazhorancës. Këto nuk thuhen. Tha ministrja tjetër, kur ishit ju nuk kishte turizëm. Ne nuk kishim sepse nuk bëmë rrugët, tani që i bëri Evis Berberi kemi”, tha Sula.
Më tej Sula tha se qeveria nuk subvencionon fermerët, çka bën që prodhimi vendas të dalë me një kosto më të madhe se ai që vjen nga jashtë.
Sula shtoi se si pasojë e politikave të tilla dhe subvencioneve që nuk funksionojnë, po zbrazen dhe braktisen fshatra dhe toka mbetet dierrë dhe e papunuar.
“90 përqind e produkteve ushqimore vijnë nga eksporti, nga Kreta e Turqia. Si vjen më lirë se produkti vendas? Për shkak të skemave të mbështetjeve që ju nuk i jepni. Bëni thjeshtë sikur i mbështesni.
Ju nuk mendoni për një bujk apo fermer që ikin dhe zhduken fshatra dhe mbetet toka dierrë. A e dini ju që bujqësia siguron jetën e 40 përqind të shqiptarëve? Qeveria kthen në formë fondesh vetëm 0.2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.
Keni ulur me 9 perqind buxhetin për bujqësinë.
Skemat tuaja të subvencionimeve janë në dështime sipër. U honi bujqve dhe blektorëve që duhet të kenë 10 lopë që të merrni subvencionim.
Si do t’i stimuloni për tu rritur? Sot prodhimi i qumështit konsumohet më shumë nga ferma qe kanë maksimumi deri në 5 lopë, të cilët nuk marrin asnjë subvencionim”, tha ai.
Akti normativ për ndryshime në Buxhetin 2024, Mete: Brenda vitit, paga mesatare 900 euro

Në Kuvend, shqyrtohet këtë të enjte akti normativ për ndryshime në Buxhetin e vitit 2024. Ministri i Financave, Ervin Mete, u shpreh se akti reflekton ndryshimet e nevojshme në buxhet në kuadër të riorganizimit të ministrive sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë.
Mete tha se ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023 dhe se kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024. Sipas tij, inflacioni ka qenë më i ulët se në vendet e rajonit apo mesatarja e Bashkimit Europian duke zbritur në muajin shkurt në nivelin 2.6%.
“Konsolidimi fiskal shënoi një tjetër arritje pozitive. Borxhi publik, një tregues kyç i qëndrueshmërisë së financave publike, ra poshtë nivelit 60% të PBB-së, duke arritur në 59.2% në fund të vitit 2023, niveli më i ulët që nga viti 2010. Ky përmirësim, përveçse ul koston e huamarrjes, rrit sigurinë e vendit për përballimin e goditjeve të mundshme në të ardhmen”.
Përmirësim të ndjeshëm, – shtoi ai, ka shënuar edhe skema e pensioneve, ku të ardhurat kontributive arritën në 134 miliardë lekë në vitin 2023, dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015.
“Konkretisht, deficiti i skemës së pensioneve është ulur në 0.8% të PBB-së në vitin 2023, që rezulton edhe niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, nga 1.93% e PBB-së që ishte në vitin 2015, kur nisi reforma e pensioneve. Me Aktin Normativ të prezantuar sot janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% e PBB-së, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar. Sa i përket shpenzimeve publike, për vitin 2023, ato arritën afro 675 miliardë lekë, me një realizim 95.6% sipas planit vjetor të ndryshuar me aktin normativ të dhjetorit”.
Pjesë e rëndësishme e këtij Akti Normativ është mbështetja përmes Instrumentit të Garancisë Shtetërore, në vlerë prej 4 miliardë lekë për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason. Ministri Mete informoi se buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Ministri tregoi se brenda muajit të ardhshëm, do të detajohet rritja e pagave për punonjësit e administratës publike, për të caktuar sa do të rritet rroga për secilin kategori.
Po ashtu, në buxhetin 2024 do të realizohet indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për 717 mijë pensionistë. Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësisë do të vijojnë të financohen në nivelin mbi 3% të PBB-së. Ndërsa për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB-së.
"Pakte të nëndheshme"/ Basha pas përjashtimit nga Kuvendi: Duan të më shkatërrojnë Komisionin

Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas përjashtimit nga seanca në Kuvend, pasi “zaptoi” foltoren. Basha është shprehur se PS dhe Rithemelimi duan t’i shkatërrojnë komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Të flasësh për reformën Bëhet e pakuptueshme, Rama shkaku i gjithë të këqijave, deformim që ka parlament të reformuar, e keqja duhet të kurohet aty ku e ka zanafillën, arsyeja që për dy vite, domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008 që të dërgojnë atë që duan atë që kanë besim dhe jo atë që i cakton kryetari i partisë.
Shqipëria një zona zgjedhore që votat nga Vlora në Kukës të jenë të barabarta, fakti është që gjithë ky pazar këtë ka synuar nga njëra anë po të bësh një , duke përfituar nga aksioni pa kokë, Edi Rama ndryshoi ligjin për komisionet.
Sic e patë kishte një marrëveshje mes palëve që pd të mos i jepej koha e duhur për t’ju përgjigjur pretendimeve të gënjeshtërta që u lëshuan, në 2020 bëmë një betejë për listat e hapura, pati një pretendim që ishte fundi i një merkato, sot nis një merkato. Duan të shkatërroinë komisionin, u bë një negociatë e nëndheshme, duken shenjat nga të njëjtët protagonistë, e kemi denoncuar”, tha Basha.
Bllokoi foltoren, Nikolla përjashton nga seanca Bashën. Kreu i PD-së nuk mban të qeshurat

Kreu i PD ka bllokuar foltoren duke mos pranuar ta lirojë. Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla e ka përjashtuar
Toni Gogu: Kam një kërkesë për procedurë, nga zysha ime e aritmetikës, dua të shënohet shqetësimi i saj. Basha tha që vendimet nuk mund t’i marrë 1/10. Kur je 10% thotë zysha e aritmetikës, nuk mund të flasësh në emër të 90%.
Lulzim Basha: Mirë se vini në produktin e humorit të Kooperativës. Pse keni frikë të shpreheni para qytetarëve. Që keni frikë nga listat e hapura është e qartë. Gënjeshtra ka helmuar çdo frut që del nga kjo sallë. Vendime e marra këtu po dëmtojnë qytetarët. Në kohën e mbetur të këtij parlamenti, dua të pyesin shqiptarët, cfarë është në interes të tyre.
Petrit Vasili: Sot ne jemi në një moment, ku së bashku me mbarimin e këtij Komisioni, mbyllet dhe një merkato dy vjeçare politike. Një komision që hynë në faqet e zeza të këtij parlamenti. Sa i takon, çështjes së 2008, duhet të kenë turp ata që kanë votuar, kur në këtë sallë është bërë një grevë urie. Janë bërë pazare në emër të rrahjes së gjoksit të bashkëkryesisë. Fund komisionit të turpi dhe procedurave antiparlamentare, nuk mund t’i jepni fjalën pa fund disa personave.
Lindita Nikolla: Zoti Basha ju tërheq vëmendjen për zaptim të Foltores, do t’ju përjashtoj nga salla
Teksa Basha vazhdoi të qëndronte në Foltore, kryeparlamentarja e përjashtoi.
Debat në Kuvend/ Spiropali-Bashës: Ti ke frikë nga listat e hapura, shihe veten në pasqyrë

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se është koha që mazhoranca të tregojë nëse është pro apo kundër listave të hapura.
Basha: Për dikë që ka pasur për 2 vite rolin e bashkëkryetarit të “Zgjedhores” duhet të kishit më shumë durim. Sot duhet të kishit guxim të përgjigjeshit qartë e jo të bënit lojëra fjalësh.
Shqiptarët duhet të dinë qëndrimin për propozimet tona.
Nuk mund t’i gënjeni sepse produktin e keni brenda. Në dhjetor 2022 paketën e parë nëntor 2023 paketën e dytë.
Pjesa më e dhimbshme për qytetarët, ëme shtrenjtë në kuptimin e cmimit për demokracinë është pazari i heshtur i interesave të ngushta për t’u mbërthyer pas karrikes.
Duhet të jemi të sinqertë.
Menduam që ndryshimet e 2008 do të përmirësonin situatën por na kthyen në këtë Kuvend ku jemi sot. Ku gjithçka vendoset jashtë kësaj salla. Ky është momenti, 6 muaj teatër, ky është momenti që t’i jepet fund teatri. Dihet që vendimi është marrë, duket. Hidhni propozimet instituciooneale të PD e kërkoni votën e Kuvendit që shqiptarët të kuptojnë jeni pro apo kundër listave të hapura, votave të diasporës dhe votimit elektronik.
Pas këtyre akuzave, ka reaguar në një replikë ministrja Elisa Spiropali. Ajo tha se PS-ja është nga ato forcat që nuk ka frikë nga garat e hapura, duke ironizuar kështu PD-në.
Spiropali: Ju jeni produkti më ekzemplar i listave të mbyllura. Për lista të hapura pritet për t’u parë. Nëse ka një njeri që ka frikë nga gara e hapur atë shiheni në pasqyrë
“Nuk jemi armiq”, Spiropali-opozitës: Me rrugë radikale nuk shkon askund

Ministrja Elisa Spiropali përgëzoi deputetët për rikthimin e tyre në Kuvend, pas më shumë se pesë muajsh kaosi dhe tensionesh.
Gjatë fjalës së saj Spiropali tha se është detyrë e deputetëtev të marrin pjesë dhe të diskutojnë në punimet e seancës plenare.
“Ne nuk jemi armiq”, tha Spiropali. Për s ai përket listave të hapura dhe votës së diasporës, Spiropali tha se ka kohë ende që këto çështje të diskutohen me palët.
Elisa Spiropali: Është mirë ti shohëssh deputetët në vendin e tyre. Detyra e deputeti është të marrë pjesë në Kuvend.
Në jemi konkurrent politikë, por pa diskutimi nuk jemi armiq. Për çdo deputet është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund, më mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën.
Ne e kemi për detyrë të bëjmë punën tonë, është detyra jonë kushteuese të jemi…Listat e hapura kemi ende kohë ti diskutojmë, se kemi qenë ne që e kemi përfshirë në programin elektoral listat e hapura dhe votën e diasporës.
"Normaliteti nuk është real", Enkelejd Alibeaj: Reforma Zgjedhore dështoi, por Kuvendi hesht

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se sot në ditën e fundit të komisionit të reformës zgjedhore i vetmi produkt është propozimi i PD-së 5 muaj më parë.
Alibeaj tha se parlamenti po hesht.
Enkelejd Alibeaj: Nuk mund të mos e përshëndes kthimin e parlamentit në Kuvend, por në fakt duhet normalitet real. Por seanca hesht.
Anormaliteti vazhdon, hesht për një ngja që duhet te ndodhte sot 21 marsi dita e fundit e Komizionit të Reformës Zgjedhore..nuk shoh këtu as Gjiknurin.
Duket fare qartë se cili është pakti dhe marrëveshja të heshtë, sot dita e fundit të Reformës Zgjedhore dhe ky parlament e ka për detyre të deklarojë edhe dështimin e reformës, detyren kryesore e keni ju per te nxjerre sot ne rendin e dites produktin e reformes zgjedhore që është projket i depozituar nga PD këtu e pesë muaj më parë.
“Luftë e ftohtë” mes ish-aleatëve, Bardhi dhe Basha ulur ngjitur por s’i fshehin përplasjet

Pas më shumë se 5 muajsh Kuvendi i Shqipërisë i është rikthyer normalitetit, por jo për kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-krahun e tij të djathtë Gazment Bardhi, i cili sot mban postin e nënkryetarit në Rithemelimin e Berishës.
Edhe pse të ulur ngjitur me njëri-tjetrin në ulëset e Kuvendit, Basha dhe Bardhi as nuk e kanë parë në sy njëri-tjetrin, por janë treguar indiferentë.
Agjenda e tyre duket se do të vijojë të jetë e ndarë deri në fund të kësaj legjislature.
Ndërsa Bardhi nga vendi kërkoi që të rishiokohet votimi i ligjeve një javë më parë pasi nuk plotësohej kuorumi, Basha ju ka bërë thirrje Berishës dhe Ramës që të lënë mënjanë interesat personale dhe tu japin shqiptarëve një komision për Reformën Zgjedhore.
“Mos përsërisni skandalin e 2008-ës”, Basha për paktin PS-Rithemelim: Kujt i dhimbset ky vend...

Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha ka komentuar paktin PS-Rithemelim, i cili solli normalitet në Kuvend. Basha ka kërkuar nga palët të mos përsëritin marrëveshjen e 2008-ës dhe t’u japin shqiptarëve një reformë zgjedhore.
Basha: Tek dëgjon nisjen e kësaj seance, harron 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu si kaloi. Pyetja e parë që bën çdo shqiptar është a ishin këta more? Pyetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm.
7 miliard euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para. Miliona euro u hoqën nga fondi i kompensimit për të mbushur një tjetër gropë. Çfarë do të marrin pensionistët?
Dëmi më i madh është ai që nuk duket, ndonëse sot, pas një viti vendi do të jetë në fushatë Kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe në emër të këtyre 6 muajve denormalizim. Sot kam një thirrje, hiqni dorë nga nga tuaja të ngushta partiake. Jepuni shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore dhe mos përsërisni skandalin e 2008. Thirrja ime është të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, gjithçka nis me reformën zgjedhore, për shqiptarët.
“Ishin vetëm 68 deputetë”, Bardhi: Të shpallen të pavlefshme të gjitha votimet e seancës së kaluar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të seancës së kaluar. Sipas tij, të pranishëm ishin vetëm 68 deputetë ndaj duhet të shpallen të pavlefshme votimet. Sjellim në kujtesë se i njëjti pretendim u ngrit gjatë seancës së kaluar nga Bardhi.
“Ishin të pranishëm vetëm 68 deputetë. Kërkoj nga ju drejtuese e seancës, nuk keni qenë ju në drejtim por një kolege tjetër të shpallni pavlefshmërinë e votimeve të seancës së kaluar dhe kjo të reflektohet edhe në procesverbalin e seancës së shkuar”,
“Sekretariati ende nuk ka marrë vendim, sapo ta marrë vendimin do të bëhet me dije”,


