21 janari/ Ish-ministri Saimir Tahiri flet pas dëshmisë në SPAK: Kam qenë protestues!

Politikë

21 janari/ Ish-ministri Saimir Tahiri flet pas dëshmisë në SPAK:

Ish-ministri Saimir Tahiri do të merret në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e SPAK.

Ai do të jetë në SPAK në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje me dosjen për 21 janarin.

Po ashtu Anila Hoxha mëson se Tahiri është thirrur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Alfred Shehu.

Bëhet me dije se u paraqit në SPAK në orën 09:30, ndërsa u pyet në lidhje me dosjen për “21 Janarin” për më shumë se një orë.

“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”, deklaroi ai pasi doli nga SPAK.

ME TE LEXUARAT