Aksident në Orikum, përplasen dy makina. Detajet e para (VIDEO)
Lajmifundit
/
12 Shtator 2026, 20:44
Aktualitet

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Orikum.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, ndërsa për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet përkatëse për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.


