Ilir Meta nuk përmbahet: E dija që Berisha do shpallej "non grata"

Edhe pse Sali Berisha është shpallur "non grata" në maj të 2021, Ilir Meta ka deklaruar në emisionin e Çim Pekës, se e dinte doktori do të futej në listën e zezë, që në muajin shkurt.
Kreu i Partisë së Lirisë e ka etikatuar veten si "poliagjent", që i di të gjitha.
Pjesë nga debati:
Ilir Meta: Të kam thënë zotëri në shkurt, shko e thuaj doktorit të madh që do të shpallet “Non Gata”.
Çim Peka: Po.
Ilir Meta: Do të shpallet pas zgjedhjeve.
Çim Peka: Po. E vërtetë.
Ilir Meta: E ka nga Lulzim Basha. Ia kanë kërkuar ata miqtë, që ta heqin nga lista sepse do e shpallin Non Grata, por u ka thënë: Jo tani sepse më dëmton partinë. Ta shpallim bashkë Non Grata, pas zgjedhjeve, se po iku tani më dëmton dhe votat e mia shkojnë te Ilir Meta.
Çim Peka: Është e vërtetë.
Ilir Meta: Po nga e dija unë këtë? Nga e dija unë këtë? Unë jam poliagjent i vjetër, por në Shërbim të Shqipërisë. I di të gjitha unë. I di të gjitha.