Ikin deputetë me disa mandate, vijnë kryebashkiakët! Çfarë do të sjellin listat e PS dhe PD për 11 maj!

Politikë

Ikin deputetë me disa mandate, vijnë kryebashkiakët!

Vetëm pak orë përpara skadimit të afatit zyrtar të vendosur nga KQZ-ja për depozitimin e listave të kandidatëve, ethet në dy selitë kryesore janë shtur së tepërmi.

Siç edhe pritej, më shumë zhvillime ka pasur në radhët e koalicionit opozitar, i cili tashmë nga 26 parti, është rrudhur në 25. Kjo për shkak se partia e minoritetit maqedonas, e cila pretendonte një vend në listen e hapur të qarkut të Korçës, ka dalë nga koalicioni.

Ndërkohë jo vetëm aleatët, por edhe brenda grupit parlamentar të PD-së ka nisur tashmë largimi i atyre që nuk do të kandidohen. Në selinë e demokratëve, kryetari Berisha ka njoftuar një mbledhje kryesie dhe më pas mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të miratojë edhe listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë. 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka nisur në mesditë mbledhjet e veçanta me të gjithë drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit. 

Zyrtarisht dihet fakti që Petro Koçi nuk do të jetë kandidat për deputet, ndërkohë që tre kryebashkiakë, i Burrelit, Tepelenës dhe Beratit kanë dhënë tashmë dorëheqjen për t’iu bashkuar listës së socialistëve.  Do të jetë ora 18:00 kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale për ta dorëzuar në KQZ para orës 24:00.

Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit sipas formulës, drejtuesit politik, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur në një garë të fortë mes veti./ tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion