Shëtitorja e re e plazhit të vjetër, Rama batuta me qytetaren: Do marrim 100 metra det!

Politikë

Shëtitorja e re e plazhit të vjetër, Rama batuta me qytetaren: Do

Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Shëtitores së Plazhit të Durrësit për të inspektuar punimet që po zhvillohen në qytet.

Shëtitorja nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës po i nënshtrohet rehabilitimit dhe fytyra e re që do të marrë, do t’i japë më shumë vlerë si shtëpive, ashtu dhe hoteleve dhe bizneseve të tjera të zonës.

"Shëtitorja do të kompletohet me 520 pemë dhe palma të cilat do të mbillen përgjatë gjithë vijës së saj. “Për të gjithë frekuentuesit e plazhit të Durrësit dhe për të gjithë ata që prej vitesh ndjekin çfarë ndodh, falë kësaj zonjës këtu, kryetares së bashkisë, shoqes sime Anit dhe me mbështetjen time dhe tonën, dhe falë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, plazhin do ta zgjerojmë duke marrë det 100 metra.

Do të kemi një plazh të jashtëzakonshëm dhe gjithë ajo ‘ngrënia’ që ju bë plazhit me katrahurën e viteve të lirisë, demokracisë dhe çmendurisë do të mbetet histori dhe vetvetiu i gjithë brezi i parë do të fitojë një plazh shumë më të gjerë, ndërkohë që në mes, bashkia do ketë pronën e vetë ku do të krijojë bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe me Agjencinë Kombëtare të Investimeve një sistem pikash shërbimi të bukura siç janë në plazhet më prestigjioze të botës.

Pika shërbimi dhe pika për fëmijë, të moshuar, në mënyrë që këtu të jetë një shpërthim i jetës turistike siç i takon Durrësit”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT