I vendosën tritol në banesë, Xhelal Mziu del në deklaratë me Berishën nga PD: Shpërthimi, sulm i pastër politik

Politikë

I vendosën tritol në banesë, Xhelal Mziu del në

Sulm politik e kane cilesuar Xhelal Mziu e Sali Berisha shperthimin e ndodhur ne murin e baneses se deputetit demokrat ne Kamze pas mesnates se djeshme.

Xhelal Mziu dhe Sali Berisha dolen ne nje deklarate nga PD, pak ore pas ngjarjes.

Deklaratat: 

Berisha: Banesa e deputetit Xhelal Mziu u sulmua me tritol nga banditë shtetërorë. Ky është akt terrorizmi që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve! E garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale

Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.
Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.

Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.
Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.

Bandat janë sot pronë totale e shtetit.
Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.
Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës.
Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.
Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale.

Sulmi ndaj Xhelal Mziut, Berisha: Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik

Keni parasysh se policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar.
Po u rikujtoj këtu, i nderuar zotëri, dhe qytetarëve se kohë më parë, kur unë paraqita para jush rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në qendrën e votimit në Pekisht, në të cilën u gjetën fletë votimi, paund, lekë, karta identiteti, u gjet i gjithë dokumentacioni, polici, i cili bëri detyrën dhe mori në procedim pronarin e barit, u ndëshkua nga Proda i krimit.

U ndëshkua!
Unë nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do e zbardhë, do e pranojë të zbardhin krimin politik policia, është një iluzion.

Shpërthimi me tritol/ Xhelal Mziu: Unë e shoh këtë si një akt absolutisht si një hakmarrje politike për qëndrimet ndaj kësaj qeverie krimi

Siç tha dhe doktori, por besoj se jeni të informuar. Mbrëmë rreth orës 1 pa 10, pranë shtëpisë time në kodër Kamzë rruga e ‘Arbrit’, pati një shpërthim eksplozivi që falë Zotit nuk pat dëme në njerëz.
Isha unë me familjen, komshinjtë, por jo vetëm ato, por dhe në Kamzë apo persona nga Tirana e kanë dëgjuar oshtimën e këtij tritoli.

Pati dëme materiale. Normalisht jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë, dhe as tek kalimtarët që ishin në rrugë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt.

Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Kështu që përveç se një hakmarrje politike unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj.

Madje me gjithë njerëzit që komunikojmë dhe gjatë këtyre orëve nuk gjejmë asnjë gjë tjetër veç prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet, për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni.

Shpërthimi i tritolit/ Mziu: Nuk kam dyshime te askush, e konsideroj një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën

Nëse do të kisha indicie për persona, absolutisht nuk do të hezitoja për të dhënë emrin e tij. Unë dua të ju them që duke u treguar absolutisht i hapur në marrëdhëniet e mia dhe duke qenë kryetar bashkia apo si deputet nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, dhe nuk gjej dot asnjë lidhje që të ketë me mua apo familjen time për tu vendosur tritoli.

Unë e konsideroj edhe njëherë një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën, siç ishte mbyllja e gojës dje në seancën plenare, por dhe çdo lloj reagimi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe....

...Ishte policia aty, përcaktoi që ishte masë tritoli dhe morëm të gjithë ekspertizën e nevojshme. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur mjaftueshëm informacione dhe duke marrë kamerat e gjithë lagjes dhe përreth saj.
Nëse ekziston vullneti i kësaj policie, absolutisht që do të kapen autorët dhe do të dalë se kush është porositësi. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur, edhe pse nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që në këtë rast të jetë në lartësinë e duhur.

Shpërthimi tek banesa e deputetit Mziu/ Berisha: Është një iluzion të besoj që policia të zbardhë krimin politik

Keni parasysh se, policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar.
Po ju rikujtoj këtu se, kohë më parë kur unë paraqita para jush, rastin e zyrës elektorale sekrete të PS-së në qendrën e votimit në Pekisht, në të cilën u gjetën fletë votimi, u gjetën paundë, euro, lekë, u gjetën karta identiteti u gjetën gjithë dokumentacionin, polici i cili bëri detyrën dhe mori në procedim pronarin e barit, u ndëshkua nga Proda i krimit. U ndëshkua.
Unë nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do e zbardhë, do pranojë të zbardhin krimin politik policia, është një iluzion.

ME TE LEXUARAT